Leasingu Operacional (Qeraja Afatgjatë) me paketë të plotë shërbimi është mënyra më e përshtatshme për financën dhe manaxhimin e një flote makinash.
Manaxhimi i kostos është primar për një kompani, që do të thotë se blerja dhe mirëmbajtja e një makinave është një nga cështjet më të vështira në mjedisin e biznesit në Shqipëri.
Avantazhet krysore të Leasing-ut Operacional/Qerasë Afatgjatë me paketë të plotë shërbimi janë:
Financiar:
-Çmimi mujor.
-Kapaciteti për të financuar kompaninë rritet: parapagimi është zero; nuk eshte nevoja që të sforcoheni financiarisht (në krahasim me Leasing Financiar ku parapagimi mund të jete nga 10% - 30%) dhe makinat jane të regjistruara në emër të kompanisë që ofron shërbimin.
-Ne e marrim parasysh riskun financiar (duke përfshirë vlerën e rishitjes, mirëmbajtjes dhe riparimeve) dhe kështu cash-flow bëhet më i thjeshtë dhe i parashikueshëm.
Fleksibiliteti:
-Kontratat tona kanë mundësi përshtatjeje: nëse nevojat tuaja ndryshojnë, ne mund të modifikojmë periudhën e qeramarrjes, numrin e kilometrave, madje edhe tipin e makinës.
Parashikimi:
-Çmimi mujor është i pandryshueshëm për gjithë periudhën e kontratës.
-Çmimi mujor përfshin të gjitha taksat, siguracionet (TPL dhe KASKO) dhe paketën e plotë të shërbimeve: mirëmbajtjen, riparimet, ndryshimin e gomave, asistencës rrugore, zëvendësimin e makinës.
Rehati dhe siguri:
-Personeli ynë operativ i kryen të gjitha proçedurat dhe ju përfitoni asistencë rrugore gjatë gjithë kohes dhe zëvendësimin e makinës në cfarëdo kohë të jetë e nevojshme. Kështu, periudha e imobilizimit të makinave reduktohet në zero dhe kështu ekipet tuaja do të jenë me efiçente.
-Mirëmbajtja, riparimet dhe shërbimet rutinë gjithnjë kryhen në kohen e duhur dhe në mënyren e duhur, sipas standarteve të prodhuesve të makinave.
Për me shumë detaje, një diskutim për nevojat tuaja dhe për të krijuar një ofertë individuale, këshilltaret tanë do t’ju ndihmonin me shumë deshirë.