Mirëserdhët në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së udhëtimeve “Odisea Travel & Tours”. Kjo faqe interneti ka për qëllim t'ju asistojë gjatë kërkimit tuaj për udhëtimet që po planifikoni; t'ju japë informacion të plotë mbi llojshmërinë e shërbimeve që ne ofrojmë si dhe t'ju mundësojë kryerjen e rezervimeve për destinacionet që dëshironi. Përdorimi i shërbimeve tona, si në faqen e internetit apo dhe në zyrën tonën është subjekt i kushteve, të drejtave dhe detyrimeve të poshtëpërmendura.
Rregulli për pasaportat shqiptare në udhëtime:
Pasaporta shqiptare duhet të jete me shume se 6 muaj e vlefshme për të udhëtuar në destinacionet e charterimit
PERSHKRIM I AGJENCISË
Agjencia e udhëtimeve “Odisea Travel & Tours”, është themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 18014 dt. 31.10.1997 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt : “Organizimin e udhëtimeve dhe pushimeve individuale ose kolektive dhe ndërmjetësimin e produktit turistik të të gjitha formave , shitjen e biletave të linjave ajrore dhe detare” ; është e licensuar nga Komiteti i Zhvillimit të Turizmit me licencë (të rinovuar) Nr. 8 dt. 06.04.2001.
Odisea Travel & Tours operon në tregun turistik shqiptar prej 20 vitesh me një mision të përcaktuar që në momentin e krijimit të saj:
Ofrimin e shërbimeve turistike për klientët shqiptare dhe ata të huaj nëpërmjet një shërbimi cilësor.
Në përpjekje për të qenë në koherence me misionin dhe qëllimet që kemi vendosur, veprimtaria e agjencisë bazohet në plane strategjike me objektiva të qarta:
- Ofrimi i shërbimeve sa me të kualifikuar për klientët tanë.
- Odisea Travel &Tours ka një staf të specializuar në fushën e turizmit dhe me aftësi shume të mira komunikimi në përbërje të të cilit janë :,një menaxher shitjesh , një financier – kontabilist, dhe 4 (katër) agjentë udhëtimesh, 3 prej të cilëve me diploma IATA.
- Agjensia “Odisea” është gjithnjë në kërkim të inovacioneve teknologjike në fushën informatike (sidomos në programet informatike për fushën e turizmit pa përjashtuar edhe ato të fushës së finance-kontabilitetit) të cilat ndihmojnë në rritjen e performancës në ofrimin e produkteve turistike.
- Kryerjen e një sërë shërbimesh ndihmëse për klientët që udhëtojnë: si informacione të hollësishme për traditat, zakonet dhe rregullat e vendeve të huaja.
- Rritjen e pjesës së tregut të turizmit shqiptar nëpërmjet kthimit të klientëve shqiptare por edhe të huaj potenciale në klientët tanë.
Odisea Travel & Tours megjithëse në rrugë informale, bën studimin e tregut të turizmit shqiptar duke mos u përqendruar vetëm në qytetin e Tiranës, për t’u njohur me kërkesat e klientëve dhe për t’i ofruar këtij tregu shërbimet që dëshiron.
Kjo shoqëri ka ngritur strukturat e nevojshme për t’u gjendur sa me pranë tregut turistik. Aktualisht ajo ka një zyrë qendrore pranë qendrës së Tiranës dhe degë në disa qytete të Shqipërisë.
Për këto motive Odisea Travel & Tours në dt. 28.01.2003 në Madrid të Spanjës u shpall fituese e çmimit “ YLLI I ARTË PËR CILËSI “ dhënë nga B.I.D. (Business Initiative Directions ) një ndër organizatat më të mëdha të biznesit në botë me qendër në Gjenevë të Zvicrës.
Dhe pas një periudhe të gjatë auditimi nga autoritet përkatëse të kompanisë së çertifikimit AQSCERT me dt. 17.10.2016 jemi certifikuar me ISO 9001:2008 dhe ISO 14001 :2004 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë , Sigurisë dhe Mjedisit të shërbimeve të Odisea Travel & Tours.
KONTRATË E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN
BAZA LIGJORE
Ligji nr. 7850, datë 29.07.1994 "Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë" (i ndryshuar).
Ligji nr. 9734, datë 14.5.2007, "Për Turizmin".
Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, "Për mbrojtjen e Klientëve" (i ndryshuar).
VKM nr. 65, datë 21.1.2009, "Për kontratat e paketave të udhëtimit".
FUSHA E ZBATIMIT
Kjo kontratë rregullon marrëdhënien kontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhe klientit. Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.
PËRKUFIZIME
Kontratë: |
është marrëveshja e lidhur ndërmjet klientit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën klienti detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese. |
Paketë udhëtimi: |
është shërbimi që i siguron klientit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (a) transporti; (b)akomodimi; (c) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose akomodimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin akomodimin, të paktën për një natë. |
Agjenci: |
Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. |
Rezervim: |
ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit. |
Konfirmim: |
a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan përfundimisht rezervimin e klientit. |
Hotel: |
ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vëndodhjen ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar. |
Rimbursim: |
shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mos përmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument. |
AGJENCIA
- Detyrime të agjencisë
- Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit.
- Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë klientit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.
Pasaporta shqiptare për udhëtimet me avion ose tragete duhet të ketë vlefshmëri mbi 6 muaj.
Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike për udhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, agjencia do të lehtësojë procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtu informohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës.
Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.
- Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.
- Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave të klientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherë stafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin e përcaktuar në ofertë.
- Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar në faqet online www.odiseatravel.com , në broshurat informuese dhe katalogët e prodhuara prej saj, si dhe çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë.
- Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve ose sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel.
- Agjencia është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve dhe sendeve personale në mjetet e transportit të mundësuara nga vetë ajo për transportin e klientit nga aeroporti, porti në drejtim të hotelit dhe e anasjelltas, për të vizituar pika të ndryshme turistike si dhe në udhëtimet për të shëtitur nëpër qytet.
- Informacioni paraprak
- Stafi i agjencisë është i detyruar t'ju sigurojë 7 ditë para fillimit të udhëtimit: Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjencitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t'i japin asistencë klientit, nëse ndodhet në vështirësi.
- Në rast mungese të agjencive të tilla vendore, stafi i agjencisë do t'ju japë një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që ju mundëson kontaktimin me organizuesin.
- Stafi i agjencisë detyrohet t'ju informojë për oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe të japë hollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari, si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren. Në rregullat e agjencisë është parashikuar shoqërimi i grupeve me guidë profesionale, vendase dhe shqiptare, si për programet kulturore ashtu dhe për paketat e pushimeve, të cilët jo vetëm ju informojnë për detajet e udhëtimit por edhe janë pika juaj e kontaktit me agjencinë për çdo problem të mundshëm.
- Agjencia do t'ju vendosë në dispozicion kontratën e sigurimit me një shoqëri sigurimi e cila mbulon përgjegjësinë e saj për dëmet e shkaktuara, si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve, përfshirë rastet e paaftësisë paguese dhe falimentimit.
- Stafi i agjencisë është i detyruar t'ju njoftojë me shkrim, për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe t'ju japë një kopje të këtyre kushteve.
- Anulimet
- Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të anulimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit.
- Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjencia ka të drejtë të anulojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë, megjithatë do të bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës . Klienti do të njoftohet për këtë anulim 15 ditë përpara nisjes së udhëtimit.
- Nëse agjencia anulon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, klientit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:
- Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t'ia ofrojnë.
- Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë organizatori ose shitësi duhet t'i kompensojnë klientit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anuluar dhe asaj të ofruar:
- Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga klienti, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.
- Në të kundërt klientit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jo materiale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 4.3.1 dhe 4.3.2 të kësaj kontrate.
- Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitete deri në 30 ditë përpara nisjes së udhëtimit.
- Në rast se klienti heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera për rezervimin tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anulimit të përcaktuara në këtë kontratë.
- Procedurat e anullimit
Anulimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet në njërën nga zyrat e agjencisë dhe plotëson formularin përkatës për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë. Klienti duhet të paraqitet personalisht ose i përfaqësuar nga një pjesëtar i grupit (kur udhëtimi është rezervuar në grup). Në këtë rast, klienti duhet të telefonojë agjencinë, ndërkohë që përfaqësuesi është në zyrën e agjencisë, për të konfirmuar anulimin.
- Detyrimet e agjencisë pas nisjes së udhëtimit
Agjencia është e detyruar të përmbushë në mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që cilësohen në kontratë, pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar me detyrimet përkatëse.
- Të drejtat e agjencisë
- Agjencia ka të drejtë të kërkojë çdo dokument të nevojshëm që mundëson realizimin e rezervimit të udhëtimit.
- Agjencia ka të drejtë të marrë, në kohën dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, çdo pagesë që klienti detyrohet.
- Agjencia ka të drejtë të anulojë rezervimin e udhëtimit nëse klienti nuk kryen pagesat sipas marrëveshjes.
- Në rast anulimi të udhëtimit, agjencia ka të drejtë të mbajë nga shuma e paguar nga klienti, çdo komision apo shpenzim që ajo është detyruar të bëjë në mënyrë që të mundësohet udhëtimi i klientit.
KLIENTI
- Të drejtat e klientit
- Klienti ka të drejtë të përfitojë nga oferta sipas informacioneve të dhëna nga stafi i agjencisë.
- Klienti ka të drejtë të kërkojë informacion të detajuar mbi udhëtimin gjatë orëve të punës së agjencisë, në mënyrat e kontaktit të caktuara nga agjencia.
- Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast të anulimit të udhëtimit për faj të agjencisë, në rast të ndryshimit të hotelit ose transportit për faj të agjencisë, në rast të mos plotësimit të paketës së ofruar nga agjencia.
- Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata e paketës së udhëtimit, pa asnjë shpenzim a penalizim nëse organizatori nuk është në gjendje t'i sigurojë kontratën e vlefshme të sigurimit
- Detyrime të klientit
- Klienti është i detyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë.
- Klienti është i detyruar të paraqitet në vendin e nisjes në datën dhe orën e caktuar nga agjencia.
- Klienti është i detyruar të japë numrin e pjesëmarrësve në udhëtim, nëse ai është përgjegjës për ta, ose nëse bëhet fjalë për udhëtim në grup.
- Klienti është detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjeve dhe normave etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit. Klienti është i detyruar të dëmshpërbleje organizatorin për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.
- Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të marrë edhe kafshë shtëpiake me vete.
- Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të ketë në ngarkim të mitur. Për të miturit që udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, nevojitet pajisja me prokurë nga prindërit.
- Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mos përmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjencinë, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë më të parë.
- Në rast se klienti heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera sipas kushteve të përcaktuara për afatet e anulimit.
TRANSFERIMET APO NDRYSHIMET
- Klienti në kontratën e paketës së udhëtimit, ka gjithashtu të drejtën të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën e udhëtimit. Në një rast të tillë, klienti ka detyrimin të njoftojë agjencinë, 15 ditë përpara nisjes, për qëllimet e transferimit të rezervimit të tij te një palë e tretë.
- Klienti, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës së paketës së udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet paketa e udhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, tek agjencia për pagesën e një shume të caktuar nga çmimi i përgjithshëm dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedh nga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të kohës së njoftimit si dhe kostove që vendosen nga furnitorët përkatës.
- Stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë një ndërrim të itinerarit sipas kërkesave të klientit, brenda limiteve të përcaktuara në këtë marrëveshje. Nëse ky ndryshim kërkon një kosto financiare, kjo kosto do të paguhet nga klienti.
AFATET
- Afati për të kryer një rezervim është të paktën 14 (katërmbëdhjetë) ditë përpara datës së caktuar për kryerjen e një udhëtimi. Agjencia nuk është përgjegjëse nëse edhe brenda këtij afati, nuk ekzistojnë vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit.
- Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai përpara 21 (njëzete e një) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anulimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
- Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai 10 (dhjetë) deri 20 (njëzetë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 50% të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
- Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9 (nëntë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 30% të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
- Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
- Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
ÇMIMET
- Përcaktimi i çmimit: Çmimi i paraqitur në faqen online www.odiseatravel.com , ose çmimi i marrë nga stafi në secilën prej zyrave të agjencisë, është çmimi përfundimtar i paketës ose ofertës turistike.
- Agjencia është e detyruar të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur klientin, nëse përpara nisjes së udhëtimit, është e detyruar të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë
çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, për t'i mundësuar atij marrjen e vendimeve të duhura dhe, në veçanti:
- Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim.
- Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjencinë brenda tre ditëve nga marrja njoftim por jo më vonë se dita e nisjes.
- Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet në çmimin përfundimtar nëse ky ndryshim bëhet nga ana e hotelit, shtimit të taksave që paguhen në destinacion, detyrime të tjera të vendosura nga institucione shtetërore shqiptare ose të huaja. Për çdo rast agjencia do të njoftojë klientin sapo të jetë njoftuar nga furnitorët e saj apo institucione te tjera.
- Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet e çmimit në periudha të caktuara të vitit që konsiderohen si piku turistik i destinacionit të zgjedhur nga klienti. Pagesat për fëmijët ndryshojnë sipas ofertave të hotelit. Agjencia nuk është përgjegjëse për këto pagesa dhe për ndryshimet që mund të bëhen në çmim.
- Pagesa kryhet në total, në momentin e rezervimit. Sidoqoftë, në marrëveshje me agjencinë, pagesa mund të bëhet edhe e ndarë në dy pjesë kur, 50% e çmimit përfundimtar paguhet në momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 14 ditë përpara udhëtimit. Në rast mos pagese, agjencia nuk është e detyruar të mbajë rezervimin e kryer nga klienti. Agjencia mund të ndryshojë afatin prej 14 ditësh në periudhë të veçanta gjatë vitit që konsiderohen piku turistik.
- Mënyra e kryerjes së pagesës
- Me para në dorë në zyrat e agjencisë
- Me anë të kartës së kreditit Visa, MasterCard të shoqëruara me një formë autorizimi, një kopje të pasaportës dhe të dhënat e domosdoshme të kartës si dhe kodin tre shifror me faks, nëse klienti nuk paraqitet personalisht në zyrë.
- Me anë të kartës ë kreditit ose debitit Visa, MasterCard, AMEX me anë të makinerisë, nëse klienti paraqitet personalisht në zyrë.
- Me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë. Në këtë rast, klienti është i detyruar të dërgojë me faks ose e-mail një kopje të fletëpagesës së kryer në bankë.
- Komisioni bankar: Në rastin e pagesave me kartë krediti, komisioni paguhet nga agjencia. Në të kundërt, nëse pagesa bëhet me kartë në zyrë, komisioni paguhet nga klienti në varësi të bankës. Në rast të pagesës me para në dorë, nuk ka komision për të paguar nga palët.
ANKESAT
- Klienti ka të drejtë të ankohet tek organizatori, për çdo mos përmbushje të kontratës, brenda afatit prej 10 ditësh nga përfundimi i udhëtimit. (Përfshirë këtu dhe detyrimin e klientit për të njoftuar menjëherë mos përmbushjen e kontratës.)
- Organizatori detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej 3 ditësh nga marrja dijeni për ankesën.
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Në rast mosmarrëveshje me klientin, agjencia do të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe të shpejtë me klientin.
E DREJTA E AUTORIT
- Odisea Travel & Tours sh.p.k. deklaron se faqet online www.odiseatravel.com janë pronë e saj. Agjencia mban përgjegjësi për çdo material të pasqyruar në faqet online.
- Odisea Travel & Tours sh.p.k. deklaron se informacioni mbi hotelet, resortet dhe mjetet e transportit është marrë nga faqet zyrtare të hoteleve, resorteve dhe mjeteve të transportit. Ky informacion rishikohet herë pas here në mënyrë që në faqe të jetë vetëm informacioni më i fundit.
- Odisea Travel & Tours sh.p.k. deklaron se në faqen e saj online pasqyrohet vetëm informacion i lejuar për publikun nga krijuesit e faqeve të hoteleve, resorteve dhe mjeteve të transportit. Informacioni dhe fotografitë nuk merret personalisht nga stafi i agjencisë, por vetëm nga faqet zyrtare të sipërcituara.
MIRATIMI I KONTRATËS
- Miratimi i marrëveshjes së mësipërme bëhet nga administratori i agjencisë Odisea Travel & Tours sh.p.k.
- Çdo ndryshim në marrëveshjen e mësipërme bëhet vetëm nga administratori i Odisea Travel & Tours sh.p.k.
Politikat e Privatësisë
Odisea Travel & Tours sh.p.k ju informon se, me qëllim për t'ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave tuaja, në platformën online në faqet tona të internetit, kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formën e aplikimit online për të proceduar me rezervimin online.
Odisea Travel & Tours sh.p.k disponon faqen zyrtare të internetit www.odiseatravel.com. Nëpërmjet kësaj faqe, kompania u vjen në ndihmë klientëve të interesuar për paketa turistike si dhe çdo lloj shërbimi udhëtimi.
Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Odisea Travel & Tours sh.p.k në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" (i ndryshuar). Këto veprime kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është kusht i domosdoshëm për të proceduar rezervimin tuaj online. Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" (i ndryshuar), Odisea Travel & Tours sh.p.k deklaron si me poshtë:
Përkufizimi i termave
Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
Agjenci:
| Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. |
Cookie: | Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm. |
Përdorimi i "cookie"
- Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqeve tona sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (P.sh. Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
- Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
- Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.
Deklaratë mbi privatësinë
- Odisea Travel & Tours sh.p.k respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. Odisea Travel & Tours sh.p.k siguron çdo klient se të dhënat që mbërrijnë në BackOffice apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna administrohen nga persona të caktuar dhe me akses të kufizuar në to. Çdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirë përcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale.
- Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit: a) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit; b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem; c) Detaje të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim; ç) Nëse klienti kontakton stafin e agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail. Odisea Travel & Tours sh.p.k përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientëve, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambienti ku ruhen serverët dhe pajisje të tjera, mbikëqyren me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.
Ruajtja dhe transferimi i të dhënave
- Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qëndrimin e klientit.
- Odisea Travel & Tours sh.p.k në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në databazën e tyre të dhënat e klientëve të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë. Odisea Travel & Tours sh.p.k garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë.
- Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverët e sigurtë të Odisea Travel & Tours sh.p.k
- Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.
Anullimi i përpunimit të të dhënave
Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jetë mbledhur mbi të dhe më pas të kërkojë që të dhënat personale të mos përpunohen për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit.
Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Duke përdorur faqen e internetit të Odisea Travel & Tours sh.p.k, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Të dhënat e klientëve ruhen për aq sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit. Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Odisea Travel & Tours sh.p.k, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:
Personi Përgjegjës për Privatësinë: | Odisea Travel & Tours sh.p.k. |
Bulevardi Bajram Curri, Pallatet Agimi Nd118 H4 Ap3 | |
Tiranë 1019, Shqipëri |
|