GËZUAR 2022
Odisea App
previous arrow
next arrow
 
GËZUAR 2022
GËZUAR 2022
Odisea App
Odisea App
previous arrow
next arrow
Shadow

Mirësevini në Odisea Travel

Mirësevini në Odisea Travel & Tours. Gjatë viteve tona në tregun e agjensive turistike kemi kuptuar që klienti është pjesë e pandashme e shërbimit tonë. Për këtë arsye jemi mundur që gjithmonë të jemi një kompani e cila tregon seriozitet dhe përkushtim në shërbimin që ofrojmë.Momentalisht ne ofrojmë në gamën e shërbimeve tona biletari, paketa turistike, makina me qera dhe shumë shërbime të tjera që lehtësojnë udhëtimin e klientëve tanë. 

Duke ju falenderuar që po vizitoni faqen tonë zyrtare, ju ftojmë të zbuloni më shumë në lidhje me shërbimet tona. Nëpërmjet biletarisë online ju do të keni mundësinë të rezervoni biletën tuaj online dhe më pas mund të vini të bëni prerjen pranë zyrave tona. Në këtë mënyrë ju keni në dorë vetë mundësinë për të gjetur biletën më të lirë.

Paketat turistike që ju do të gjeni të publikuara në faqen tonë do përfshijnë ofertat kryesore që ne kemi përzgjedhur për ju. Kjo nuk do të thotë që kërkesat e juaja specifike nuk do të plotësohen. Nëpërmjet stafit tonë të dedikuar, ne do të plotësojmë çdo dëshirë tuaj për pushime sipas kërkesave specifike.Në lidhje me shërbimin e makinave me qera, me krenari themi që flota jonë prej 18 mjetesh ka shërbyer në plotësimin e shërbimeve tona. Ne jemi të përkushtuar për ndryshimin e vazhdueshëm të flotës tonë të mjeteve, me qëllimin kryesor për të krijuar një komoditet dhe siguri edhe më të lartë për klientët tanë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e eskperiencës së udhëtuarit me ne. Duke shpresuar tju shohim së shpejti ju falenderojmë për vizitën në faqen tonë.

                                                                                                                                                                                             Odisea Travel

 

Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com